Akademia e parë përkujtimore për Jonuz Musliun (VIDEO)

Akademia e parë përkujtimore për Jonuz Musliun...

18 Janari i vitit 2018 ishte ditë e zezë për Luginën e Preshevës,në atë ditë u nda nga jeta veprimtari i shquar Jonuz Musliu.  Jonuz Musliu ndërroi jetë  në Edrene të Turqisë i cili  qëndroi i shtrirë në spital për disa muaj. Ai  do të kujtohet gjatë si luftëtar i  vullnetit e angazhimit të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

I ndjeri Musliu ishte kryetar i kuvendit të komunës së Bujanocit, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe mbrojtës  politik  i të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe i vetmi që në vazhdimësi përsëriste qëndrimin se duam bashkim me Kosovën.

Sot në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar Jonuz Musliu, familjar, miq, politikan, familje të dëshmorëve, veteran të luftës dhe qytetarë të shumtë përkujtuan të ndjerin duke i vënë kurora pranë varrit të tij.

Përkujtimi për të vazhdoi gjatë gjithë ditës, ku në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc u mbajt akademi përkujtimore, ku ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarëve.

Musliu do të mbetet në kujtesë për dashurinë ndaj të gjitha trevave shqiptare dhe do e kujtojmë gjithmonë si një nga përfaqësuesit e vetëm shqiptarë në Luginë të Preshevës që kishte në vazhdimësi mbështetjen e spektrit politik shqiptar e institucional të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.