Ramos: Cristiano shkon në shtëpi i mërzitur kur nuk shënon

Real Madridi fitoi ndaj Las Palmas me rezultat 3-0 në La Liga

Cristiano Ronaldo nuk arriti më shumë se një asistim në këtë takim, portugezi asistoi te goli i Iscos, por ai krijoi disa raste të mira për gol.

Për mungesën e golave të CR7 dhe Karim Benzemas foli edhe kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos.

“Golat e Cris dhe Karim do të vijnë. Karim është më bujar në këtë aspekt, Cris shkon i mërzitur në shtëpi kur nuk shënon, por ne nuk jemi të mërzitur se ata kanë shënuar pak gola”.

“Ata bëjnë diferencën dhe e rëndësishme është të fitojmë, golat do vijnë”, ka thënë Ramos.

Vlen të theksohet se Ronaldo ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në shtatë paraqitje. Portugezi është lojtari i dytë me më së shumti gjuajtje drejt portës kundërshtare, 48 gjuajte.

Më shumë se ylli i Real Madridit ka gjuajtur vetëm Lionel Messi, 68 herë. Por, kujtojmë se anësori i Barcelonës ka shënuar 12 gola këtë sezon në kampionatin elitar spanjoll.