Shaip Kamberi takohet me z.Besim Beqaj Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë pranë Qeverisë së Rep. së Kosovës

Shaip Kamberi takohet me z.Besim Beqaj Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë pranë Qeverisë së Rep. së Kosovës

Takim me Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Besim Beqaj, me të cilin diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahjen e të rinjve në biznes, inovacione dhe ekonomi digjitale.

Shfrytëzova rastin që të ftojë Ministrin Beqaj të vizitojë Komunën e Bujanocit dhe për së afërmi të njoftohet me situatën në Luginë të Preshevës.

Faleminderoj Ministrin Beqaj dhe stafin e tij të kryesuar nga Shefi i tij i Kabinetit, Bardh Ahmeti, për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar për nevojat e Komunës së Bujanocit dhe për pranimin e ftesës që të na vizitojë.-ka shkruar Shaip Kamberi në profilin e tij në facebook.