Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ta mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.
I pari vendit tha se ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare.
‘Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.
Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!’, ka shkruar Thaçi.
Ky reagim i presidentit vjen pasi zyrtarët serbë mohuan gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke vënë theksin në masakrën e Reçakut.