Haradinaj sërish godet Federica Mogherinin dhe Johannes Hahnin – na e humbën 1 vit me deklaratat për kufijtë

Haradinaj sërish godet Federica Mogherinin dhe Johannes Hahnin – na e humbën 1 vit me deklaratat për kufijtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së Federica Mogherini dhe komisionarin evropian për Zgjerim Johaness Hahn se me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit.

Sipas tij, nëse nuk do të flitej për këtë temë, ndoshta marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të arrihej.

Këto komente i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e komisionarit Hahn, se nuk e përjashton mundësinë për të biseduar për korrigjimin e kufijve nëse pajtohet pala kosovare dhe ajo serbe.

Sa i përket asaj se a ka mundësi që të arrihet një marrëveshje këtë vit, Haradinaj tha se me këtë evropianë që flasin për territore vetëm sa po shkojnë mbrapa.

Ndërkaq, i pyetur se nëse ofrohet ndonjë marrëveshje më 29 prill në Berlin a do ta pranonte ai si kryeministër, Haradinaj tha se ai nuk ka mandat negocimi.

Këto komente kreu i Qeverisë i ka bërë pas homazheve me rastin e shënimit të 20- vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi të Lipjanit.