Hahn pas takimit me Thaçin: Të pezullohet taksa, të rinisë me shpejt dialogu me Serbinë

Hahn pas takimit me Thaçin: Të pezullohet taksa, të rinisë me shpejt dialogu me Serbinë

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn pas takimit me presidentin e vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu duhet të rinisë dhe se taksa duhet të hiqet nga Qeveria e Kosovës.

Hahn takimin me Thaçin e ka quajtur si takim të mirë dhe ka kërkuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rinisë me shpejtësi, pasi është në rëndësi të stabilitetit në rajon.

Risi nga ky takim është se Hahn tani po kërkon që taksa vetëm të pezullohet ndaj produkteve të Serbisë, e jo sikurse më herët qysh është kërkuar heqja e saj.

“Takim i mirë me Presidentin @HashimThaçiRKS. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Europian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”, ka shkruar Hahn në Twitter.