I riu shqiptar Aleksandër Luca ka folur për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Eleni Tofaloudi në Rodos.
Kujtojmë këtu se 19-vjeçari shqiptar akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij grek 21-vjeçar.
Eleni ishte e dashura e Aleksandërit, por ky, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij.
Pasi ajo nuk pranoi miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det.
Mësohet se 19-vjeçari shqiptar është pyetur se çfarë mendon në lidhje me deklaratat e shokut të tij grek. E ditur bëhet se shqiptari i është përgjigjur kësaj pyetjeje duke thënë se nuk i intereson se çfarë ka thënë greku dhe se ai e ka një avokat.
I riu shqiptar ka thënë:
Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat.”
Ndërsa babai i Eleni Tofaloudi ka thënë se si Aleksandër Luca dhe shtetasi grek kanë vepruar bashkë.
Më tej ai ka thënë: