Serbia kërkon rol më të madh të Rusisë në bisedimet me Kosovën

Serbia kërkon rol më të madh të Rusisë në bisedimet me Kosovën

Serbia është duke kërkuar një rol më të madh rus në negociatat e inicuara nga Bashkimi Evropian me Kosovën. Por kjo mund të ndikojë në prishjen e mëtejme të marrëdhënieve me të shtetit ballkanas me perëndimin, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Fox Neës.

“Serbia nuk mund të mbrojë interesat e shtetit pa ndihmën nga Federata ruse”, tha ministri i punëve të jashtme serbe Ivica Dacic pas një takimi me homologun e tij Sergey Lavrov, të mërkurën në Moskë.

Dacic gjithashtu tha që Serbia “nuk mund të bëjë asgjë pa u konsultuar me rusinë së pari”.

Bisedimet për normalizim të marrdhënieve kanë ngecur pasi që Kosova ka vënë taksën 100% mbi produktet e importuara nga Serbia, të cilën Beogradi zyrtar dëshiron të largohet.

Ndërsa Serbia dhe Kosova nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, SHBA dhe shumica e shteteve perëndimore e kanë njohur dhe përkrahur atë.

Edhe pse Serbia formalisht kërkon antarësim në BE, ajo vazhon të mbajë marrëdhënië të mira me Rusinë.