Shaip Kamberi, PD-së së Nagip Arifit: “Ashtu siç zhvillonte kontrabandën me cigare kontrabandisti po e zhvillon edhe politikën”

Shaip Kamberi, PD-së së Nagip Arifit: “Ashtu siç zhvillonte kontrabandën me cigare kontrabandisti po e zhvillon edhe politikën”

Kryetarit i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj veprimeve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët msheruhazi po vendosin transparente në të cilën po akuzojnë qeverisjen lokale të Bujanocit.

Kryetari Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, veprimet e FRPD i ka vlerësuar si tinëzare, me që po zhvillohen nën terrin e natës.

Këto veprime të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kryetari Shaip Kamberi,ka vlerësuar se: “Në të vërtetë vetëm po tregohet se logjika e kontrabandistit të cigareve nuk mund të sjellë risi në politikë” – ka shkruar Kamberi.

Ai për më tepër, ka shkruar se: “Ashtu siç zhvillonte kontrabandën me cigare kontrabandisti po e zhvillon edhe politikën” – ndër të tjera ka shkruar Kamberi.

Në vazhdim, ju sjellim të plotë, shkrimin e kryetarit Shaip Kamberi:

““Aksionet” klandestine po vazhdojnë. Nën terrin e natës të shtune në të dielen, te strukur, tinzarë në stilin e të parit të tyre, gjoja po bëjnë politikë

Në të vërtetë vetëm po tregohet se logjika e kontrabandistit të cigareve nuk mund të sjellë risi në politikë.

Ashtu siç zhvillonte kontrabandën me cigare kontrabandisti po e zhvillon edhe politikën.

Një logjikë të këtillë është për ta “ qa me gra Zajazi”.