Një punonjës deri sa po rregullonte një Iphone X, sipas një ankese të përdoruesit të tij për tejnxehje, i kishte shpërthyer duke lënduar shtatë persona që gjindeshin afër tij.
Lëndimet ishin të lehta megjithatë ky shpërthim po të ndodhej në xhepin e përdoruesit, me siguri lëndimet do të ishin shumë të mëdha.
Punëtorët e dyqanit të Apple, evakuuan rreth 50 klient që ndodheshin në të në momentin e shpërthimit.
Specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kajro morën pjesë të baterisë dhe pajisjen për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Në vendngjarje kishte disa automjete emergjente ku shtatë personat morën ndihmë mjekësore.