Tiranë: Protestës i bashkohen Basha dhe Kryemadhi

Tiranë: Protestës i bashkohen Basha dhe Kryemadhi

E plotësuar: Mbështetësit e opozitës shqiptare janë mbledhur para objektit të Kryeministrisë në Tiranë.

Protestës i bashkohen edhe dy krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD-së dhe Monika Kryemadhi e LSI-së.

Kryemadhi ka thënë për media se djegia e mandateve ka ndodhur për shkak të gjendjes në të cilën është katandisur Shqipëria nga qeveria e tanishme e Ramës, dhe pohoi se ishte e vetmja mundësi për të sjell ndryshme në Shqipëri.

Ajo ka pohuar se Rama duhet të ik sa më parë, sepse çdo gjë funksionon në emër të tij. Ajo ka pohuar se ne po shkojmë të Kryeministria, por Rama ka ikur nga Kryeministria dhe nuk pret të dialogojë me opozitën, e cila është mbledhur në Tiranë.

Ajo ka thënë se zgjedhjet nuk mund të mbahen, sepse me këtë gjendje, Rama do të mblidhte votat vet, do të numëronte vet, duke bërë atë që nuk ka bërë as Enver Hoxha.

Ajo ka akuzuar edhe KQZ-në se kontrollohet plotësisht nga njerëzit e Edi Ramës.

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë filluar të mblidhen në masë të madhe para objektit të Kryeministrisë.

Derisa mbështetësit e opozitës kanë mbërritur në Tiranë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet t’i bashkohet protestës pas orës 19:30.

SHBA, delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe OSBE kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe jo e dhunshme. Një apel është drejtuar edhe nga presidenti Meta  i cili nënvizon vetëpërmbajtje.