Kosovarët ‘çmenden’ për Bitcoin, tani nisin edhe trajnimet për përdorimin e valutës

Kosovarët e kanë marrë shumë afër zemrës investimin në valutën digjitale Bitcoin. Për këtë kanë filluara të organizohen edhe trajnime për ...

Kosovarët e kanë marrë shumë afër zemrës investimin në valutën digjitale Bitcoin. Për këtë kanë filluara të organizohen edhe trajnime për mënyrën e përdorimit të kriptovalutës që po bën bujë në tregjet në mbarë botën.

Kompania AASPartners organizon një seminar të tillë më 3 shkurt në Prishtinë. Seminari titullohet “Ekonomia dixhitale, Teknologjia Blockchain, Sistemi Bitcoin dhe Ethereum-monedha dixhitale bitcoin, ether dhe Metodologjia ICO-Initial Coin Offering”.

Ligjërues kësaj radhe do të jetë Ejup Qerimi, inxhinier i diplomuar, kurse qëllimi i trajnimit është promovimi i teknologjise Blockchain, sistemit Bitcoin, Ethereum dhe ICO financimit.

AASPartners përmes faqes së saj në Facebook njofton se trajnimi është me pagesë dhe kushton 30 euro.

“Pagesa mund të bëhet edhe përmes BITCOIN”, thuhet në njoftimin e kompanisë.