YouTube integrohet në WhatsApp

WhatsApp për iOS ka integruar një funksion të ri për sa i përket videove të YouTube.

Duke u nisur nga versioni 2.18.11, i publikuar në App Store më 11 janar, mund të shikoni videot e YouTube direkt nga chati i WhatsApp, pa patur nevojë të hapni aplikacionin zyrtar të YouTube, siç bënit zakonisht për t’i parë ato.

Nëse klikoni sipër një videoje që ju kanë dërguar në WhatsApp, filmimi do të hapet në një dritare brenda aplikacionit që mund të vendosni ta zmadhoni ose ta poziciononi në zona të ndryshme të ekranit dhe të vazhdoni të bisedoni pa problem në chat.

Për momentin ky është një funksion ekskluziv për pajisjet iOS dhe nuk ka akoma informacion se kur do të vijë për Android dhe Windows 10 Mobile.