Pse kufjet e iPhone kanë vrima shtesë në to?

Ndoshta nuk u keni kushtuar shumë vëmendje kufjeve ‘EarPod’ të Apple, por nëse i shikoni me kujdes, do të vëreni disa vrima shtesë në plastikë.

Por për çfarë shërbejnë ato? Ato nuk janë mikrofon, por janë për ta bërë muzikën që të dëgjohet shumë më mirë.

EarPods kanë zmadhues të vegjël zëri brenda kufjeve. Një zmadhues funksionon duke vibruar një kon me një elektromagnet, për t’i shtyrë valët e zërit në ajër, duke krijuar zhurmë.

Por vibrimet e konit mund të krijojnë shtypje, që e bën më të vështirë që një zmadhues të vibrojë. Apple e zgjidhë këtë problem me këto vrima, ato e lënë ajrin të rrjedhë brenda dhe jashtë zmadhuesit, duke parandaluar krijimin e shtypjes.

Kjo ia mundëson zmadhuesve të kufjeve që të lëvizin më lirshëm, duke krijuar tinguj më akustik dhe me më shumë bas.