Rihanna është shtatzënë!

Ylli i muzikës pop pret një fëmijë nga i dashuri i saj

Së shpejti do të vijë një bebe për Rihannën. Sipas raportimeve të “Ok Magazine” që citon burime të mirëinformuara, ylli i muzikës pop pret një fëmijë nga i dashuri i saj Hassan Jameel, një djalosh shumë i pasur nga Arabia Saudite.

“Miqtë e saj thonë se është shtatzënë. Pastaj Riri gjithmonë e ka dashur një familje”, tregon burimi duke rritur kështu spekulimet mbi thashethemnajën, që kohët e fundit ka lindur sidomos nga kilet e tepërta të yllit nga Barbados.

Me një karrierë të shkëlqyeshme që nuk njeh rënie, Rihanna gati 30-vjeçare, ka pasur disa histori të turbullta dashurie. Por me Jameel duket se ajo ka gjetur më në fund njeriun e duhur.

Dyshja janë bashkë prej kësaj vere, kohë kur u pikasën dhe nga paparacët duke u puthur në pishinën e një hoteli luksoz në Spanjë. Prej atëherë marrëdhënia e tyre ka shkuar shumë mirë e tashmë thuhet se do të festojnë së shpejti një fund të lumtur.