Largohet nga Real Madrid, transferohet në Premierligë

Real Madrid ka nisur ‘operacionin’ për largimin e lojtarëve.

‘Los Blancos’ kanë në skuadër numër të madh të lojtarëve, dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre pritet të largohen.

Pas Theo Hernandez që iu bashkua Milanit dhe Dani Ceballos Arsealit, është tani Jesus Vallejo që pranë transferimit në Premierligë.

‘Birmingham Mail’ shkruan se mbrojtësi Vallejo do t’i bashkohet Wolvesit në formulën e huazimit.

Vallejo te Real Madrid ishte transferuar në vitin 2015, ndërsa ishte huazuar dy herë, te Zaragoza dhe Eintracht Frankfurt.