Real Madridi bën ofertë tjetër për Neymarin, e përfshin edhe Jovicin

Real Madridi bën ofertë tjetër për Neymarin, e përfshin edhe Jovicin

Pasi L’Equipe raportoi se Paris Saint-Germaini ia refuzoi një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe tre lojtarësh Real Madridit, “Los Blancos” thuhet se janë duke e provuar edhe një tjetër mënyrë për ta larguar brazilianin nga Parisi, duke e përfshirë në marrëveshje edhe Luka Jovicin.

Real Madridi ka bërë tentime të vazhdueshme gjatë javëve të fundit për ta sjellë Neymarin nga Paris Saint-Germaini, mirëpo klubi i tij aktual nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e brazilianit për çfarëdo oferte.

Revista e famshme franceze, L’Equipe, raporton se gjiganti parisien e refuzoi së fundi një ofertë në vlerë prej 100 milionë eurosh dhe tre lojtarëve: Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keylor Navasin për brazilianin.

Megjithatë, gazetari i BBC-së, Guillem Balague, pretendon se kjo ofertë e propozuar nga L’Equipe është mohuar nga klubi madrilen pasi që Bale, përkundër që nuk është i lumtur në skuadër, nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Në vend të kësaj, Balague pretendon se, përveç Navasit, Real Madridi është i gatshëm t’ia ofrojë PSG-së edhe Luka Jovicin, përkundër që sapo e ka transferuar atë këtë verë nga Eintracht Frankfurti.