Foxx, në rolin kryesor të filmit të Mike Tyson

Jamie Foxx, në rolin kryesor të filmit rreth jetës së Mike Tysonit

ktori 49-vjeçar do të luajë rolin kryesor duke interpretuar ish-kampionin e boksit në një film biografik për Mike Tysonin.

Ky e fundit ka konfirmuar lajmin rreth filmit mbi jetën e tij, duke pohuar se do të ketë edhe gjëra jo të këndshme.

“Shumë njerëz nuk do të pëlqejnë gjërat që unë kam bërë në jetë”, pohoi shkurt Tyson, i cili ishte dënuar për përdhunim dhe mbeti prapa grilave për gjashtë vjet në vitin 1992.

E aktori ka filluar të merr mësime boksi në palestër me trajnerin për realizimin e filmit. Regjisori legjendar Martin Scorsese mendohet se do të realizojë filmin.