Miliarderi Mark Cuban filloi me vetëm 60 dollarë në xhep

Miliarderi Mark Cuban filloi me vetëm 60 dollarë në xhep

Mark Cuban kishte shkruar në Twitter se ishte përvjetori kur u nis nga Universiteti Indiana në Bloomington “me 60 dollarë, me një shishe naftë në bagazh dhe një dysheme për të fjetur në Dallas”.

Pak ditë më vonë, Cubani, atë kohë vetëm 23 vjeç, hyri në një apartament me pesë dhoma gjumi prej 600 dollarësh me pesë djem të tjerë.

Përveç se nuk kishte para, Cuban kishte dhe borxhin e kredisë studentore për të shlyer. Por, si u bë Cubani miliarderi që është sot?

“Nuk kisha asgjë, kështu që nuk kisha asgjë për të humbur, apo jo?”, thotë Cuban.

Në Dallas, ai u fut në një kompani të quajtur Your Business Software.

“Kam shitur programe dhe u shkarkova nga puna”, thotë ai te Arianna Huffington’s në The Go Up Global Podcast.

“U shkarkova sepse ai donte që unë të hapja dyqanin. Ishte një dyqan i programeve me pakicë – duhej të fshija dyshemenë, të sigurohesha që dritaret ishin të pastra dhe që dyqani të ishte i hapur në kohë. Jam larguar dhe më kanë shkarkuar nga tre punë”, thotë Cubani në Shark Tank, ku ai është pjesë e jurisë.

Ai nuk kishte njohuri rreth teknologjisë, madje ka marrë mësime për përdorimin e kompjuterëve.

“Por kur u futa në një nga punët e mia të para ku përdorja teknologjinë, ishte shumë e mrekullueshme. Mund të qëndroja 7 deri 8 orë pa pushim duke menduar se ishin vetëm 10 minuta, sepse përqendrohesha kaq shumë dhe me kaq entuziazëm dhe më pëlqente me të vërtetë shumë. Dhe kështu kuptova se mund të jem vërtetë i mirë në teknologji”, thotë ai.

Cubani filloi biznesin e tij, MicroSolutions, por e shiti atë në CompuServe për 6 milionë dollarë në vitin 1990.

Pesë vjet më vonë, Cuban dhe një shok i tij, Todd Wagner, krijuan një shërbim audio streaming në internet të quajtur Broadcast.com, në mënyrë që të mund të dëgjonin lojërat Hoosiers në Teksas. Yahoo bleu biznesin në vitin 1999 për 5.9 miliardë dollarë.

Cuban tani zotëron ekipin e basketbollit të Dallas Mavericks dhe është një investitor në Shark Tank.

Ai shton se niveli i suksesit të tij është i qartë, por tani ai e ka humbur atë entuziazëm, pasi mund të mendojë për 50 biznese që mund të fillojë tani.