Majlinda Kelmend në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Majlinda Kelmend në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pas këtyre tri fitoreve, Majlinda kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë ku u ndeshj me Chelsie Giles të Britanisë së Madhe.

Heroina jonë mposhti në gjysmëfinale Gilesin, ndërsa në finale takohet me Odette Giuffridan e Italisë.

Pikërisht Giuffridan e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016. 


Majlinda Kelmendi arriti ta nis ditën me tri fitore nga tre ndeshjet e para dhe ato të fituara me Ippon.

Xhudistja pejane mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut).