Real Madrid përgatit ‘një mal me para’ për Salah – dridhet Liverpool

Real Madrid përgatit ‘një mal me para’ për Salah – dridhet Liverpool

‘Los Blancos’ dhe Mohamed Salah po lidhen së fundmi me njëri – tjetrin, me thashethemet që insistojnë se kryeqytetasit e Spanjës duan shërbimet e egjiptianit.

Sipas ‘Don Balon’, Real Madrid kanë gati 130 milionë euro për ofertën e parë drejtë anësorit të Liverpool.

Këtë lëvizje madrilenët pritet ta bëjnë gjatë verës së ardhshme.

Perez po synon që ta shes Gareth Bale, i cili me shumë gjasë largohet gjatë vitit tjetër kalendarik, për të fituar të holla për lëvizjen drejtë Salah.

Kujtojmë se Salah këtë edicion ka shënuar pesë gola në 10 paraqitje me Liverpool, në Premierligë.