Real Madrid – Galatasaray, formacionet e mundshme

Real Madrid – Galatasaray, formacionet e mundshme

Real Madridi dhe Galatasaray do të luajnë mes vete në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit janë nikoqir të klubit turk në takimin e katërt të vlefshëm për Grupin A, takim që zhvillohet në Bernabeu nga ora 21:00,

Ekipi i Zinedine Zidane ka fituar takimin e fundit pikërisht ndaj Galatasarayt 0-1 dhe pret fitoren e radhës për t’iu ofruar edhe më shumë kualifikimit tutje.

Në anën tjetër, ekipi i Fatih Terim udhëton drejt Madridit në tentim për të bërë befasinë pasi synon të paktën një vend në Ligën e Evropës.

Të dy klubet kanë mungesa shkaku i lëndimeve, por pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos, Valverde; Hazard, Benzema;

Galatasaray: Muslera; Nagatomo, Marcao, Mariano, Luyindama; Lemina, N’Zonzi; Fegouhli, Belhanda, Babel; Andone;