Hazardi lavdëron Benzemën: Ai është sulmuesi më i mirë në botë

Hazardi lavdëron Benzemën: Ai është sulmuesi më i mirë në botë

Pasi e ka ndarë në zhveshtore me Karim Benzemën për katër muajt e fundit, Eden Hazardi është i bindur se francezi i Real Madridi është sulmuesi më i mirë në botë për momentin.

Eden Hazard e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij në Real Madrid, Karim Benzeman, të cilin e ka vlerësuar si sulmuesin më në formë në botë aktualisht.

Belgu, i cili po fliste në një konferencë për shtyp para përballjes së vendit të tij me Qipron në kualifikimet për EURO 2020 të martën, ka qenë në një zhveshtore me Benzema që katër muaj, që kur iu bashkua Real Madridit nga Chelsea gjatë verës.

Dhe, gjatë kësaj kohë, Benzema e ka kaluar njërin ndër periudhën më të mirë të tij në Santiago Bernabeu, duke i shënuar 11 gola në 15 ndeshje të zhvilluara. Kjo e ka bindur Hazardin se francezi është sulmuesi më i mirë në botë për momentin.

“Pasi kam luajtur me të që tre apo katër muaj, mendoj se për momentin ai është sulmuesi më i mirë në botë. Por, përveç rolit të tij si sulmues, ai i bën edhe të tjerët më të mirë”, ka thënë Hazard në një konferencë për shtyp në Belgjikë.

Hazardit i vjen keq që Franca s’e fton Benzemën

Komentet e Hazardi vijnë në mes të thirrjeve të vazhdueshme që sulmuesi i lindur në Lyon të Francës të ftohet sërish në ekipin kombëtar francez. Benzema nuk ka luajtur për Les Blues që nga viti 2015, pasi përfshirjes së tij të pretenduar në shantazhimin e futbollistit tjetër francez, Mathieu Valbuena, lidhur me një video intime.

Pasi që presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, kishte pretenduar se koha e Benzemas në Kombëtaren e Francez kishte marrë fund, sulmuesi i Real Madridit kërkoi që të paktën të lejohet të luajë për ndonjërën Kombëtare tjetër, me të cilën ka lidhje.

Kur u pyet për lënien e Benzemës jashtë skuadrës së ekipit kombëtar të Francës, Hazardi tha: “Më vjen keq për të. Por, është gjithnjë më e lehtë të luash kundër një skuadre në të cilën nuk është Benzema”.