Mancini dëshiron dy miqësore luksi me Italinë dhe jo takim me Katarin

Mancini dëshiron dy miqësore luksi me Italinë dhe jo takim me Katarin

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thuhet se do të donte dy miqësore luksi, kundër Anglisë dhe Gjermanisë, në krahasim me një udhëtim në Katar.

Azzurrët kishin planifikuar të fluturonin drejt Katarit për një marrëveshje fitimprurëse që përfshinte dy ndeshje në mars të viti 2020.

Sidoqoftë, Mancini beson se udhëtimi nuk do të kishte asnjë qëllim për ekipin e tij dhe kërkoi që ata të organizonin miqësore luksi kundër kundërshtarëve më të fortë.


Anglia dhe Gjermania besohet se janë dy skuadrat kombëtare që Mancio dëshiron të përballet.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Italia po punon për një përballje me Anglinë në Wembley më 26 mars dhe me Gjermaninë më 31 mars në Dortmund, Mynih apo Stuttgart.

Ai gjithashtu kishte kërkuar që Serie A të përfundojë një javë më herët, me një raund shtesë në mesjavë gjatë shkurtit, për t’u dhënë lojtarëve të tij kohë të rikuperohen para se të fillojë Euro 2020.