Modelja 19 vjeçare tregon pagën marramendëse që ka në Dubai

Modelja 19 vjeçare tregon pagën marramendëse që ka në Dubai

Modelja 19-vjeçare Klaudja Kalia, disa kohë më parë u shpall miss “Fashion Tv”, duke nënshkruar një kontratë me gjigandin e modës. E ftuar në “Ftesë në 5”, Kalia ka treguar detaje nga jeta dhe puna e saj si modele.

E pyetur për punën e saj më të paguar deri më tani, Klaudja Kalia ka treguar për eksperiencën e saj në Abu Dabi.

“Ishte reklama për ujin që kushton 100 dollarë. Jam paguar 20 mijë euro. Reklama nuk ka dalë akoma. Do të dalë dhe është për 6 muaj. Nuk kam menaxher, thjesht kam kontratën me ‘Fashion Tv’,“-tha modelja.

Gjatë intervistës modelja gjithashtu ka treguar se tani nuk jeton më me prindërit, por ka blerë një shtëpi në Tiranë bashkë me të motrën.