Selena dhe Justin besmitarë të devotshëm në kishë

Ribashkimi i Selena Gomez me Justin Bieber...

Ribashkimi i Selena Gomez me Justin Bieber mesa duket ka filluar të marrë përmasa të tjera. Mësohet se çifti ka vendosur të kalojnë gjithë kohën së bashku. Mesa duket të dy e kanë marrë shumë seriozisht këtë lidhje dhe përkushtimi është i madh.

Por mesa duket ata kanë vendosur të bëjnë një ndryshim të madh në mënyrën e jetesës. Pas shëtitjeve, darkave dhe drekave të shumta, vijnë vajtjet në kishë. Ata janë fotografuar dy herë brenda ditës teksa bënin shërbime në një kishë në Los Angeles.

Ata kanë mbërritur në këtë destinacion veç e veç ndërkohë që gjatë takimeve kanë qëndruar të pandarë. Justin dhe Selena kanë marrë pjesë në shërbimet e kësaj kishe dy herë brenda ditës. Këngëtari kanadez është i vendosur t’ia plotësojë të dashurës së tij çdo dëshirë duke mos e lënë të vetme asnjë moment të ditës.