“Rendi pas fustaneve të nuseve”, regjisori Altin Basha thumbon Ermal Mamaqin

Temën e largimit të aktorëve nga Portokallia e hapi Julian Deda dhe ajo vazhdon të ketë ende jehonë.

Temën e largimit të aktorëve nga Portokallia e hapi Julian Deda dhe ajo vazhdon të ketë ende jehonë. Regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha pyeten shpesh për këtë çështje dhe sot ai ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Ermal Mamaqit, i cili ka qenë pjesë e Portokallisë disa vite më parë.

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision që bën”, tha ai përpara studentëve të UET-së.

Më tej, regjisori është shprehur: “Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”, ka thënë Basha duke lënë të hapur edhe se ata që janë larguar s’kanë qenë shumë të talentuar.