Pesë çështjet kryesore që e presin Quique Setien te Barcelona

Pesë çështjet kryesore që e presin Quique Setien te Barcelona

Një rrëmujë në mes të sezonit dhe në një klub që është në  krye të tabelës. Quique Setien ka shumë presion mbi shpatullat e tij për  të ofruar trofe në Camp Nou në fund të sezonit. 

Përveç se duhet përqendruar punën në fitimin e trofeve, Setien ka një numër çështjesh të tjera që kanë nevojë për vëmendje.

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një listë me pesë çështjet kryesore që Setien do të merret me fillimin e punës së tij në Camp Nou.

Nënshkrimi i një sulmuesi tjetër apo jo

Luis Suarez është jashtë fushave për katër muaj pas operacionit në  gju, i cili e lë Setien me vendimin nëse një sulmues duhet të sillet si  mbulesë në baza të përkohshme apo të vazhdohet me ata që ka në ekip.

Antoine Griezmann tani është radhitur për rolin e qendërsulmuesit, me  opsione tjera sulmuese si Ansu Fati, Ousmane Dembele ose Carles Perez  që mund të luajnë si anësor, por është një thirrje e rëndësishme për  Setien në këtë fazë.

Rilindja e stilit të Barcelonës

Nën drejtimin e Ernesto Valverdes, presioni i lartë famëkeq i  Barcelonës u zvogëlua, me shumë pak nga lloji që shihej gjatë gjithë  kohës së tij.

E njëjta gjë mund të thuhet për posedimin e topit, i cili ra në një nivel shumë më të ulët sesa në vitet e kaluara.

Me kaq pak kohë për të punuar me skuadrën e tij të re, dhe me  ndeshjet që vijnë shpejtë, Setien duhet të marr masat e përmirësimeve.

Ringjallja e mesfushës

Mesfusha do të jetë një nga fushat kryesore të përqendrimit për  Setien, pasi është thelbësore për të dy stili i tij i lojës dhe ai i  dëshiruar te Barcelona.

Ai duhet të ndihmojë Sergio Busquets të rikthehet në maksimumin e  tij, të caktojë një rol specifik për Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal si  dhe të sqarojë nëse Riqui Puig do të marrë minuta.

Dilema e krahut të djathtë

Sergi Roberto dhe Nelson Semedo janë opsionet e mbrojtjes për krahun e  djathtë, por asnjëri nuk e kanë katapultuar vendin e tyre të  titullarit.

Të dy lojtarët sjellin diçka pak më ndryshe nga vetja e tyre dhe Setien do të duhet të zgjedhë titullarin e tij në këtë krahë.

Junior Firpo

Ashtu si me Riqui Puig, emërimi i Setien do të vijë si një lajm  pozitiv për Junior Firpon, i cili nuk shijoi shumë minuta nën urdhrat e  Valverdes.

Duke pasur Setienin trajneri në Real Betis, Firpo ka shpresa të mëdha  për minuta, ndërsa trajneri pritet të marrë më të mirën nga nënshkrimi i  verës.