• E mërkurë / Dec-11 11:34
  • Kontakt

Firmoset kontrata 240 milionëshe me firmën “Gjoka”, ja kur nis puna në Rrugën e Arbrit (Foto)

Është firmosur kontrata e koncesionit mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe kompanisë “Gjoka Konstruksion” për Rrugën e Arbrit.

Është firmosur kontrata e koncesionit mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe kompanisë “Gjoka Konstruksion” për Rrugën e Arbrit. Në njoftim thuhet se firmëtarët janë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë Rrok Gjoka.

“Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Është një nga veprat e rëndësishme, një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha për qytetarët dibranë të cilët prej shumë vitesh e kanë pritur këtë rrugë”, u shpreh ministri i MIE, Damian Gjiknuri.

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri.

Duke sqaruar se kjo është eksperienca e parë e firmosjes së një kontrate të tillë, Gjiknuri tha se do të jepen me koncesion edhe rrugë të tjera.