Enca thotë se do pranonte të luante një pjesë erotike në një film

Enca thotë se do pranonte të luante një pjesë erotike në një film

Paraqitja e mahnitshme e këngëtares Enca Haxhia në filmin “I Love Tropoja” të komedianit të njohur Ermal Mamaqi bëri bujë të madhe gjithandej.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuara e parë në këtë sezon të ri të spektaklit të humorit Klanifornia në Tv Klan, ku ka zbuluar më shumë gjëra rreth vetes dhe pjesëmarrjes në një film për herë të parë.
`
Në rubrikën “Marina Na Na Na”, e njëjta i është përgjigjur pyetjeve të drejtpërdrejta të moderatores Marina Vjollca, duke treguar kështu nëse do të merrte pjesë në një film erotik.

Marina Vjollca: Cila do të ishte arsyeja për të pranuar një rol në një film erotik?

Enca Haxhia: Film erotik nuk besoj që do pranoja ndonjëherë dhe nuk do kishte asnjë lloj arsye. Por do pranoja ndoshta ndonjë film komercial që do të ishte shumë i famshëm dhe ndoshta do pranoja një skenë erotike aty.

Marina Vjollca: Me kë?

Enca Haxhia: Me aktorin më seksin në botë!

Marina Vjollca: Cili është?

Enca Haxhia: Nuk e di, ta presim. Por do ishte i vetmi rast. Përndryshe një film erotik nuk besoj…Përveç aktrimit, Enca veçse ka publikuar këngën e parë për 2020 “Amor” që u prit mjaft mirë nga publiku.