Pas ndërprerjes së mandateve nga Komisioni Republikan Zgjedhor, katër përfaqësuesve të Alternativës për Ndryshim në Kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka reaguar Enkel Rexhepi, anëtar i ekzekutivit në KKSh.
Rexhepi nëpërmjet një postimi në facebook, ka akuzuar përfaqësuesit e deritanishëm të APN-së të për djegie të qëllimshme të mandateve.
“Nga papërgjegjësia, përtacia keni djeg mandatet. Këta jeni. Nuk keni marr pjesë në asnjë mbledhje. A iu vjen turp?” – ka shkruar Enkel Rexhepi në facebook.
Rexhepi ndër të tjera ka akuzuar përfaqësuesit e APN-së për mungesë të vizionit dhe për manipulimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“ Kjo flet shumë për juve, se çfarë jeni. Sa të paskrupullt, të pa cipë, manipulues me shqiptarët e Luginës. Nuk keni as ideologji as koncept e as pragmatizëm. Nuk dini e nuk keni vizion, vetëm shtireni. Manipulues kot” – ka shkruar ndër të tjera koordinatori për arsim pranë KKSh-së, Enkel Rexhepi.
Në vazhdim po u’a postojmë shkrimin e plotë të Enkel Rexhepit, anëtar i ekzekutivit në Këshillin Kombëtar Shqiptar:
Që nga zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, konstituimit të përbërjes së re, keni provuar më shumë se dy herë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të ndryshoni vullnetin popullor.
Ashtu siç e ka bërë të qartë publikisht si Muhamet Mustafa ashtu edhe Mehmet Dalipi. Stop kërcënimeve, stop shantazhit. Nuk iu kalojnë!
Nga papërgjegjësia, përtacia keni djeg mandatet. Këta jeni. Nuk keni marr pjesë në asnjë mbledhje. A iu vjen turp?
Kjo flet shumë për juve, se çfarë jeni. Sa të paskrupullt, të pa cipë, manipulues me shqiptarët e Luginës. Nuk keni as ideologji as koncept e as pragmatizëm. Nuk dini e nuk keni vizion, vetëm shtireni. Manipulues kot.
Pse, së paku në një mbledhje nuk keni marr pjesë?
Të tillë keni qenë në mandatin e kaluar. Kur udhëhoqët me KKSH dhe merrnit shpërblime të majme, e atëherë vinit. Nga dita që nuk gëzonit asnjë privilegje ju nuk shkonit.
Pra, me privilegje me pare shtireni të punoni për popull. Pa to, ju nuk merrni pjesë as në një mbledhje.
E bafshi me shnet. Turp!!!