Presidenti amerikan Donald Trump, e ka emëruar Grenellin ushtrues detyre si Shef i Inteligjencës Kombëtare. Trump në vitin 2019 ia besoi Grenellit ndërmjetësimin mes Kosovës e Serbisë.
Mustafa i kërkon atij që të vazhdojë të merret me Kosovën dhe me proceset e tjera që ka nisur.
“Përgëzime Richard Grenellit, që u emërua nga Presidenti Donald Trump ta drejtojë Inteligjencën Kombëtare. Jam shumë i bindur që do të vazhdoni të drejtoni procese të rëndësishme për Kosovën, përfshirë planet tuaja për zhvillim ekonomik dhe dialogun” , ka shkruar Mustafa në Tëitter, transmeton Gazeta Express.
Grenell, që llogaritet si një nga njerëzit më të besueshëm të Trumpit, është ambasador i SHBA’së në Gjermani.