A të qarron një vezë pas goditjes: Tregon Hashim Thaçi

A të qarron një vezë pas goditjes: Tregon Hashim Thaçi

Sulmet me vezë janë një retorikë shumë e njohur e opzitës në Kosovë. Praktikë kjo e nisur fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje, e pastaj e pasuar sot edhe nga AAK’ja, të cilët sulmuan me vezë zv.kryeministrin Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Një ngjarje e tillë i kishte ndodhur edhe Hashim Thaçit, atë kohë Kryeministër i Kosovës, i cili ishte gjuajtur me vezë nga deputetët e Vetëvendosjes, në Kuvend. Pas këtij sulmi Thaçi, kishte marrë një ve në emisionin e Baton Haxhiut dhe kishte treguar rrezikshmërinë që mund të vijë nga ajo.

“Kjo ve mund të qarroj, është e rrezikshme”, kishte thënë Thaçi, tani president i vendit.

Kujtojmë, që sot pas sulmit që iu bë Hotit, kanë reaguar nga dy palët, edhe nga AAK’ja që po supozohet që simpatinatët e tyre kanë protestuar për mos heqjen e taksës, dhe nga LDK’ja duke e quajtur akt qyqar, dhe të ulët që duhet të ndëshkohet.