zv.Kryetari i KKSH z.Enver Mehmeti ka reguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook ku këtë sulm ndaj Rtv Aldi e ka quajtur të papranueshëm dhe të dëmshëm për të gjithë
Postimi i plotë i z.Enver Mehmeti:
Informimi shqip vazhdon te sulmohet në forma të ndryshme.
Akti qyqarë ndaj Rtv Aldit është i papranueshëm dhe i dëmshëm për të gjithë, sidomos për informimin shqip edhe ashtu në gjendje të vështirë.
Dikush ka fituar përvojë në “prerjen” e kabllove siç na kujton rastin me “prerjen”e kabllove elektrike selisë së PDSH-së.
Mosveprimi i KK të Preshevës ndaj obligimit për emërim të drejtorit të Rtv Preshevës deri në përfundim të kontestit gjyqësor me aktgjykim të plotëfuqishëm paraqet një nga “sulmet”ndaj informimit shqip.
Informimi shqip ka nevojë pēr mbrojtje ligjore nga organet përgjegjëse dhe përkrahje më të madhe institucionale.