Pas sulmit ndaj Rtv Aldi-t ku persona të papërgjegjshëm kanë prerë kabllot e transmetimit të Rtv Aldi ka reaguar këshilltari i kuvendit komunal në Preshevë nga rradhët e PVD-së z.Rinor Krasniqi i cili këtë akt e ka quajtur si dëmtues të Demokracisë ose Lirisë së Shprehjes dhe ky akt paralajmron për një sistem totalitar
Postimi i plotë i z.Krasniqi në profilin e tij në facebook:
Vetëdija e ult e personave të cekt me qëllime të caktuara, duhet të zbardhet nga organet kompetente për t'a ndaluar urrejtjen dhe t'a ruaj lirin e shprehjes!
Demokracia jonë vetëshkatërroht sepse abuzohet me të drejtën e lirisë dhe barazisë, sepse njerëzit u mësuan të konsiderojnë paturpësinë si një e drejtë, paligjshmërinë si liri! Nëse nuk besojmë në lirinë e të shprehurit atëherë nuk besojmë në asgjë!
Çdo rast i till nuk demton vetëm Demokracin ose Lirin e Shprehjes por n'a paralajmron për një sistem totalitar!