Kryetari i Këshillit Kombtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa ka reagur pas dëmtimit të sinjalit të Rtv Aldi ku në profilin e tij në facebook ka shkruar:
Dëmtimi i sinjalit të RTV Aldi dhunim i fjalës së lirë
I shqetësuar nga lajmi për dëmtimin e sinjalit të Radio Televizionit Aldi, shpreh indinjatën e thellë dhe ftojë organet e rendit të marrin masat e nevojshme ndaj veprimeve të tilla qyqare.
Konsideroj se aktet e tilla janë dhunim dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj fjalës së lirë dhe mediave në gjuhën shqipe.
Është e papranueshme që me akte vandale ndaj medias në gjuhën shqipe të inkurajohet frika dhe kërcënimi ndaj informimit në Luginën e Preshevës para proceseve shumë të rëndësishme.
Andaj, dua që në këtë rast të solidarizohem dhe të i vie në mbështetje. Fjala e lirë është thelbi i organizimit demokratik edhe në Luginë.