Gashi: Kurti e Osmani kanë probleme me Thaçin, do të jenë valixhet e tij në dialog me Serbinë

Gashi: Kurti e Osmani kanë probleme me Thaçin, do të jenë valixhet e tij në dialog me Serbinë

Analisti Astrit Gashi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, nuk kanë probleme me NATO’n, por problemi i tyre është dialogu me Serbinë.

Gashi po thotë se Kurti e Osmani kanë probleme me ‘Dialogun e Hashim Thaçit’, ku do të jenë shoqërues të presidentit Thaçi, njëjtë si valixhet e një udhëtari jashtë shtetit.

Ai ka thënë se beteja e tyre e parë me Thaçin është e vështirë dhe mision i pamundur.

Postimi i plotë i Gashit:

Albin Kurti e Vjosa Osmani, nuk e kane problemin me NATO’n, gabohet kush mendon keshtu. Problemi i tyre eshte Dialogu ku do te hyjne pasi te heqin taksen, e ai eshte Dialogu i Hashim Thacit. Ne kete dialog, nese hyjne keshtu si eshte sot, jo qe nuk do te jane prijes, por do te jene shoqerues te Thacit, njejte si valixhet qe e shoqerojne nje udhetar jasht shtetit.
Beteja e tyre, pra eshte me Thacin dhe paqartesite qe i sjell jo Dialogu, por ne fakt Marreveshja qe po i pret. Aty jane krejtesisht ne terr dhe duan te dalin ne drite. Mision i veshtire ky, ne mos i pamundshem!
NATO’n ne Kosove, nderkaq, nuk mund ta heq askush, ajo eshte ketu me ftese te popullit te Kosoves.