Erdogan i dërgon ultimatum Bashar al-Assad të tërhiqet para se të bëhet ‘rrezik në Idlib’

Erdogan i dërgon ultimatum Bashar al-Assad të tërhiqet para se të bëhet ‘rrezik në Idlib’

Recep Tayyip Erdogan përsëri theksoi se forcat e Assad duhet të tërhiqen nga linja e pikave vëzhguese të Turqisë dhe se nuk ka mundësi të tërheqjes nga Idlib.

Erdogan në takimin e partisë së tij AKP se Ankara do t’i lejoj edhe pak kohë Damaskut të tërhiqet e shtoi se “ne jemi mikpritësit në këtë perandori, jo mysafirë”.

Ai premtoi se sulmet e regjimit do të ju vjen fundi dhe se sirianëve të Assad ju skadon afati i tërheqjes në fund të muajit.

Edogan shtoi se ka provuar të siguroj mbështetjen e Presidentit Amerikan, Donald Trump, para se të bëhet “rrezik në Idlib”, por shtoi se “ende nuk ka mbështetje”. Erodgan shtoi se do të ketë edhe një takim.

Qyteti Idlib është bastioni i fundit i kryengritësve anti qeveritar dhe militantëve islamik, që e mbajnë këtë rajon që nga viti 2011.  Javëve të fundit situata është përshkallëzuar kur ushtria siriane kishte rinisur ofensivën në përpjekjen e tyre për të rikthyer pikat strategjike që lidhin autostradën e rëndësishme M4 që lidhin Alepon, dikur qytetin e dytë më të populluar në Siri dhe pjesën tjetër të vendit.

Bisedimet e Ankarasë me Moskën deri tani nuk kanë rezultuar me rezultat pasi Rusia konsideron se regjimi i Assad po vepron me të drejtë kundër rebelëve islamik dhe po mbron sovranitetin e vet.