Thaçi takohet me Eliot Engel: Nuk ka pengesë që e ndalë Kosovën drejt NATO’s dhe BE’së

Thaçi takohet me Eliot Engel: Nuk ka pengesë që e ndalë Kosovën drejt NATO’s dhe BE’së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kongresistin amerikan Eliot Engel, me të cilin kanë biseduar për të kaluarën dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe marrëdhëniet me SHBA’të.

Thaçi për Eliot Engel tha se është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

Ai tha se Engel po vazhdon edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme të jap kontribut të pandalshëm dhe të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Kosovës nëpër botë.

“Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik” ka shkruar ai.

Kujtojmë se Thaçi po qëndron për një vizitë në SHBA, ku dje është takuar me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo dhe Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist.