Shaip Kamberi i përgjigjet me një Ajet Kur'anor dyshimeve të Shqiprim Arifit se në Bujanoc po keqpërdoren 200 mijë euro

Shaip Kamberi i përgjigjet me një Ajet Kur'anor dyshimeve të Shqiprim Arifit se në Bujanoc po keqpërdoren 200 mijë euro

Javë më parë Qeveria e Kosovës ndau 500 mijë euro për tri komunat në Luginën e Preshevës. Saktësisht për Preshevën u ndanë 200 mijë euro, për Bujanocin 200 mijë, ndërsa për Medvegjën 100 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë me KosovaPress, tregoi se si do të shfrytëzojë ndihmën e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa tha se 200 mijë euro do t’ia bashkangjisë pakos emergjente të komunës së tij, hodhi dyshime se po abuzohet me 200 mijë eurot e dedikuara për Bujanocin.

“Në komunën e Bujanocit e kemi një situatë pak më ndryshe, aty sivjet ka fushatë. Komuna e Bujanocit me vendim të Këshillit Komunal të tyre ato 200 mijë euro të cilat iu janë ndarë atyre po shihet ashiqare sipas shpërndarjes që do të përdoren për fushatë d.m.th financohen mediat, financohet Këshilli Nacional, financohet edhe hoxhallarë me ato pare d.m.th nuk ka kurrfarë kuptimi ajo para e cila ka kaluar na Bujanoc me u shpërnda në atë formë. Ne në Preshevë ato mjete në kombinacion me mjetet tona i shpërndajmë seriozisht atyre të cilëve janë dëmtuar dhe rrezikojnë ekzistencën e tyre”, tha Arifi.

Me këtë rast, pasi që ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi zgjodhi Ajetin Kur'anor të sures 104  për të ju përgjigjur Shqiprim Arifit

„Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit! Mjerë për çdo shpifës, përqeshës!“ thuhet në suren 104 të publikuar nga Shaip Kamberi.