Valon ngushëllime për humbjen e papritur të babit tënd të dashur e të nderuar nga të gjithë, i madh e i vogël në Preshevë dhe në Luginë.

Valon ngushëllime për humbjen e papritur të babit tënd të dashur e të nderuar nga të gjithë, i madh e i vogël në Preshevë dhe në Luginë.

Valon ngushëllime për humbjen e papritur të babit tënd të dashur e të nderuar nga të gjithë, i madh e i vogël në Preshevë dhe në Luginë. Kurse ne humbëm shokun dhe mikun e dashur e të respektuar dhe Presheva humbi njërin nga njerëzit e saj më të dashur e më të respektuar si dhe mjekun më popullor e më të dashur që gjithçka sakrifikoi për pacientët e tij të shumtë që i ndjeri i kuroi pa përtesë.

Lajmi i trishtueshëm për ikjen e befasishme nga kjo botë të Dr. Reshat Ymerit na ka tronditur thellë dhe më duket i pabesueshëm. Jo, jo, nuk mund të besoj se Doktor Reshati nuk është më në mesin tonë, me çantën e tij të mjekut, i gatshëm përherë për të dhënë ndihmën e kërkuar. Doktor Reshati ishte i papërtesë, i dashur në shoqëri dhe gjithënjë i disponuar e me humor të mirë.

Në këto momente trishtimi për humbjen e tij, familjes së të tij të nderuar i shprehë ngushëllimet më të sinqerta. Gjithashtu i shprehë ngushëllime kolektivit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, ku punoi me përkushtim e devotshmëri, deri në pensionimin e merituar të para dy vitesh.

Kontributi i Doktor Reshat Ymerit ishte i madh edhe për kauzën kombëtare të Shqiptarve në Luginë të Preshevës, si këshillëtar komunal në disa mandate dhe si patriot i vërtetë në dhënien e ndihmës mjekësore për luftëtarët e lirisë, UÇPMB-së, duke intervenuar sypatrembur, madje edhe nën breshërinë e plumbave të xhandarmerisë. Doktor Reshat Ymeri ishte hero i profesionit të tij të mjekësisë, ishte hero i punës dhe hero i luftës së lavdishme të Shqiptarve të Luginës së Preshevës për liri dhe të drejta kombëtare e njerëzore. I lehtë i qoftë dheu i Preshevës së tij të dashur.! Zoti i madhëruar e shpërbleftë Doktor Reshatin me të gjitha të mirat në xhenet!

PS: në vazhdim po e ripublikoj një shkrim timin për Doktor Reshatin të botuar në gazetën e përditëshme ‘Bota Sot’:

Doktor Reshati, legjendë e mjekësisë preshevare! NGA: NEHAT HYSENI MË: 5 NËNTOR 2016 NË ORA: 10:20 Nehat Hyseni Dr. Reshat Ymeri njihet nga populli i Preshevës, pa dallim race, gjinie, moshe, kombësie apo përkatësie lokale, si "mjek popullor". Por, sidomos nga pleqtë me nevoja urgjente për shërbime shëndetësore, Dr. Reshati, thjeshtë, adhurohet. Sepse, Dr. Reshati më shumë se tri dekada ka qenë kujdestar ditë e natë, 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit, në festa e vikende, ditë e natë, në shërbim të pacientëve dhe njerëzve në nevojë. Nëse në historinë e shëndetësisë preshevare ekziston një mjek maratonik që me përpikmëri, devotshmëri e përkushtim të pafund ka zbatuar në praktikë të përditëshme Betimin e Hipokratit, atëherë sigurisht se pa kurrëfarë dileme ky do ishte Dr. Reshati! 

Janë të panumërta thirrjet "on line" në telefonin e Dr. Reshatit në çdo kohë e në çdo orë, në mesnatë apo në orët e herëshme të mëngjesit, kur të gjithë të tjerët flejnë dhe shijojnë rehatinë e pushimin e merituar, kurse Dr. Reshati me çantën e tij i sakrifikon të gjitha këto dhe duke nxituar drejtohet kah pacientët që e kishin ftuar me lotë dhe përgjërime, në panik e trishtim, Dr. Reshatin. Dhe, sapo hyn në derë, pacientëve sikur u kthehet vetëbesimi dhe këndellen, meqë u kthehet siguria nga fjalët e para të Dr. Reshatit, i cili, si askush tjetër din t'i inkurajoj e t'i përkdhelë të sëmurit në gjendje të rëndë e të pashpresë.

Është i njohur guximi dhe vendosmëria heroike e intervenimit me terapi e medikamente në kohën dhe vendin e duhur, pa marrë parasysh sakrificën dhe madje as rrezikun për jetën dhe rehatinë tij personale.

Të gjithë e dijnë kontributin e Dr. Reshatit gjatë Luftës së UÇPMB-së në vitin 2001, kur Dr. Reshati nën breshërinë e plumbave shkoi për ta shpëtuar jetën e një luftëtari të lirisë në një fshat të Preshevës, duke iu shmangur bllokadës së hekurtë të Xhandarmerisë. Kurse, mjeku shqiptar nga ai fahat kishte refuzuar të intervenoj!!! Pra, meritat profesionale e njerëzore të Dr. Reshatit janë të mëdha dhe është shembulli më i mirë që duhet ndjekur, duke lënë anash politizimin dashakeqës të atyre që nuk ia duan të mirën shëndetësisë preshevare!