Rinor Krasniqi: Pse Komuna e Preshevës nuk i paguan taksën Librave Shqip të siguruara nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar...

Rinor Krasniqi: Pse Komuna e Preshevës nuk i paguan taksën Librave Shqip të siguruara nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar...

Rinor Krasniqi: Pse Komuna e Preshevës nuk i paguan taksën Librave Shqip të siguruara nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar...

Duke e patur parasysh Rebalansin dhe Pakon emergjente Kêrkoj që kjo pikë të shtyhet për një seanc tjetër, ose seanc të jashtzakonshme dhe të ulemi të gjithë ne, pa dallim partie, sepse për këto tre muaj të kohës se pandemise botërore një periudhe kjo jo normale për shum'çka dhe gjithcka.

Duke patur parasysh që e gjithë kjo na ka prekur edhe neve secilin në forma të ndryshme ate financiare, fizike por edhe psikike.

Kjo situat e cila mbi të gjitha ka kërkuar unitet, gjithperfshirje, mbështetje  dhe syçeltesi.

Theksova se kjo ka prekur çdo sferë të jetës dhe cdo kend por ama ajo që dhemb dhe kërkon vëmendje me tepër është sfera e arsimit dhe fëmijet mbi të gjitha.

Ministria e arsimit serb kish organizuar një armate të tërë në këto kushte për nxënesit serb që të realizojnë mësimin në distancë duke mundsuar që nxënësit të nacionalitetit serb të mesojnë nga shtëpia .

Televizioni shtetëror çdo ditë jepte mesim në gjuhën serbe.

Në këto kushte kishte lenë nxënësit shqiptarë në mëshire të zotit dhe duke qenë si gjithnjë në nivel të detyrës KKSH në bashkpunim me drejtorët e shkollave si dhe fal televizioneve lokale organizoi dhe realizoi mbi 320 ore për nxënësit e shkollave fillote të të dy Komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Po pyes sidomos z Sami Saliu a jeni në dijeni për një organizim të tillë të KKSH dhe shkollave shqipe apo jo?

Po ju pyes sepse jeni pjesë e KKSH…..

A jeni në dijeni z Sami Salihu anëtar I KKSH se para 4 diteve falë një angazhimi të pashoq të Kryetarit te KKSH dhe juve si anëtar , fal bashkpunimit të KKSH me Ministrine e Arsimit të Republikës së Shqiperis më saktësisht znj. Besa Shahini e cila duhet të faleminderohet nga të gjithë ne, u mundesua që nga shtatori femijët tanë të mesojnë në librat shqip të cilat I përdorin edhe bashkmoshatarët e tyre në Shqipëri.

A e dini z. Salihu se sa I madh është ky lajm.

Nuk po u'a shtroje këto pyetje kryetarit te komunes sepse është larg mesimit shqip dhe ndjesise ndaj saj.

Ku është mbështetja juaj z Salihu për këtë institucion kaq të vlersuar tani me nga të gjithë.

Pse nuk e mbështetet financiarisht KKSH ku e dini se ajo ka qenë në organizimin e mësimit në distancë?

Pse nuk e mbështetet TV Aldin financiarisht kur e dini se ajo i'a ka mundesuar fëmijve tanë të përcjellin mësmin nga shtëpia

Pse nuk po i'a mundesoni KKSH që të bejë pagesën e takses që kërkohet nga ministria për secilin tekst të lejuar për përdorim, e që kjo shumë në total kalon 2 milion dinar,

Pse zotëri të nderuar nuk po i'a mundësoni që KKSH të ketë një zyre në Komunen tonë kur e dime se qe për dy vite ju kanë bërē një sërë kërkesash?

Pse zotëri të nderuar nuk i'a keni dhënë edhe parat e përcaktuara dhe të votuara pikërisht nga vet ju në buxhetin fantazme tuajin .

Ka shumë pse  për të cilat ju duhet të pergjigjeni jo neve këtu dhe anëtareve të KKSH por atyre fëmijëve të cilëve nuk I intereson ploitika dhe ju por librat dhe mësimi.

Ka shume pse z Salihu që ju dhe këta bashkmendimtaret tuaj do të duhej të përgjigjeni qytetareve për të pabemat e premtuara të cilat ata po I presin te realizohen nga ju.

Vazhdoni se shumë mirë I keni punët popullata po ju percjell çdo ditë dhe po ju duartroket.