Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 102 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 6 raste pozitive.

Katër raste të reja në Tiranë, një personel shëndetësor, një rast në Durrës dhe një rast në Mat. Të gjitha rastet janë kontakte dhe raste të reja.

“Aktualisht po trajtohen 28 të prekur, nga të cilët tre janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar pesë qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarëve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1,143 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”, thotë Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga sot fillon lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjeve, hapjen e kufijve tokësor dhe një seri aktivitetesh të tjera. Do të vijojnë të jenë të ndaluara të gjitha aktivitetet massive që konsiderohen me risk të lart për përhapjen e COVID-19.