Ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla vizituan kompanitë ''Fluidi'' dhe ''Wes Lime''

Ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla vizituan kompanitë ''Fluidi'' dhe ''Wes Lime''

 Ministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës, Selim Selimi i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj –Stublla dhe drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka kanë qëndruar për një vizitë një ditore në Luginë të Preshevës ku janë takuar me biznese prodhuese në Preshevë siç është kompania për prodhimin e lëngjeve jo alkoolike "Fluidi" dhe fabrika e gëlqerës "WES lime", raporton Rtv Aldi.

z.Selimi është shprehur se:

"I jashtëzakonshëm potenciali, talenti dhe vullneti për punë, përmes së cilave këto kompani jo vetëm që kanë arritur të mbulojnë tregun e Serbisë me prodhimet e tyre, por edhe rajonin e botën, duke ngritë potencialin ekonomik e zhvillimor të Luginës. Presheva është lënë mbrapa nga Serbia, por nuk ka mbetë mbrapa në shtrirjen e saj ekonomike, arsimore e politike. Kosova do të jetë krah i fuqishëm i këtyre bizneseve dhe të rinjve të Luginës, që të mos ndihen të ndarë nga trungu ynë i përbashkët.", transmeton Rtv Aldi.

Kurse ministrja Haradinaj-Stublla e ka quajtur këtë vizitë si vizitë historike si dhe vlersoi lartë kompanitë prodhuese të kësaj zone të cilët kanë mbajtur gjallë këtë zonë ekonomikisht.

znj.Haradinaj-Stublla u zotua se do të vihet gurëthemeli i parë i mardhënieve më të afërta dhe do të ketë koordinime për objektivat e përbashkëta.

Pas takimeve me bizneset prodhuese në Komunë të Preshevës dy ministrat kanë vazhduar rrugën për në Komunën e Bujanocit për takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.