Meta pret Thaçin dhe Pacollin në Gjirin e Lalzit, takimi pak ditë para udhëtimit në Hagë

Meta pret Thaçin dhe Pacollin në Gjirin e Lalzit, takimi pak ditë para udhëtimit në Hagë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka zhvilluar takim me kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi si edhe kreun e AKR-së Behgjet Pacolli.

Takimi mes tyre ndodh pak ditë para se Hashim Thaçi të paraqitet para prokurorëve të Hagës.

Ky është takimi i dytë mes tyre brenda pak javësh.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese“, ka shkruar Meta në Facebook.