Dështon rezoluta e Vjosa Osmanit për shkarkimin e Goran Rakici

Dështon rezoluta e Vjosa Osmanit për shkarkimin e Goran Rakici

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një projekt-rezolutë ku njëra prej pikave është edhe ngritja e mocionit për shkarkim ndaj zëvendëskryeministrit të Listës Serbe, Goran Rakic, mirëpo kjo nuk ka kaluar.

Rezoluta për shkarkimin e Rakic nuk ka marrë votat e nevojshme që të hyjë në rend të ditës në seancën e sotme, partitë në pushtet në krye me LDK’në as që nuk morën fare pjesë në votim.

Kjo rezolutë ka marrë vetëm 55 vota për dhe 1 abstenim, duke përfshirë këtu votat e PDK’së dhe VV’së që ishin pro mocionit të Vjosa Osmanit.

Lidhja Demokratike e Kosovës prej nga vjen Osmani nuk marrë pjesë fare në këtë votim.

Iniciuesja e kësaj rezolute, kryeparlamentarja Vjosa Osmani duke arsyetuar atë tha se qeveria duhet të shkarkojë të gjithë anëtarët që bëhen pjesë kërcënuese ndaj shtetit të Kosovës.