z.Mustafa ka pritur në takim dy ministrat e republikës së Kosovës

z.Mustafa ka pritur në takim dy ministrat e republikës së Kosovës

Postimi i kryetarit të KKSH-së z.Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook:

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpres dy ministrat e Qeverisë së Republikës të Kosovës në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, dhe Ministrinë e Drejtësisë, z. Selim Selimi.

Gjatë takimit bashkëbiseduam për një mori çështjeve dhe sfidave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nga çështja e pasivizimit të vendbanimeve si diskriminues, selektiv e masovik deri tek realizimi i të drejtave në arsim, kulturë etj. Me ç ‘rast morëm mbështetjen e drejtpërdrejt për të ndërtuar platformë sistematike e strategjike.

Kërkova që të trajtohet çështja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi. Të pajisen me dokumente Luginasit si dhe prezencë më të madhe e kualitative të institucioneve të Kosovës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjithashtu, kërkuam kuota në të gjitha nivelet akademike dhe specializimeve komfor kërkesave të kandidatëve nga Lugina e Preshevës

Në takim morën pjesë Ambasadori i Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari si dhe Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë z. Arian Zeka.