• E mërkurë / Apr-24 16:27
  • Kontakt

25-vjeçari nga Kamenica viktima më e re në moshë nga koronavirusi, pas 39-vjeçarit nga Gjakova që vdiq ditë më parë

Një i ri 25 vjeç ka vdekur mbrëmë në Kamenicë nga COVID-19

I riu i cili e humbi betejën me koronavirusin është 25-vjeçari Bersant Rahimaj.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

“Një djalë të ri kamenicas sot na e mori virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shpreh dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Bersant Rahimaj, vetëm 27 vjeç është viktima më re në moshë nga koronavirusi në Kosovë.

Deri më tani, në vendin tonë janë regjistruar 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Disa javë më parë ndërroi jetë edhe një 39-vjeçar nga Gjakova.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 3.383.