Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se përpjekjet e Serbisë për të prekur fshehtasi kufijtë e Kosovës këto ditë, kanë dështuar, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, reagimi i institucioneve ishte i zbehtë, dhe mbeti vetëm në fjalë.
“Perpjekjet sekrete per te prekur kufijte e Kosoves deshtuan. Keto dite Serbia shkeli haptazi kufirin ne Karaqeve. Reagimi i institucioneve ishte i zbehte, mbeti vetem ne fjale. Nga zyra e qeverise nuk mbrohen kufijte”, ka shkruar Tahiri në Facebook.