• E mërkurë / Apr-24 18:08
  • Kontakt

z.Qëndron Kastrati vizitoi gjatë ditës së sotme Bujanocin dhe Preshevën (FOTO)

z.Qëndron Kastrati vizitoi gjatë ditës së sotme Bujanocin dhe Preshevën (FOTO)

Postimi i kryetarit të komunës së Kamenicës z.Qëndron Kastrati në profilin e tij në facebook:

Me kolegë nga kabineti, sot jemi në Luginë. Vizitën e nisëm në Komunën e Bujanocit për të vazhduar më pas në Preshevë. Kryetarin e Bujanocit Nagip Arifin e urova për pozitën  dhe diskutuam për problematika konkrete që prekin qytetarët e dy vendeve, meqënse jemi komuna kufitare. Edhe njëherë, kryetarit Arifi i shpreha gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar në sfera të ndryshme.

Pos pritjes nga pushteti lokal, ishte kënaqësi që takimin ta vazhdojmë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi dhe deputetët shqiptar që tashmë do i përfaqësojnë qytetarët e Luginës së Preshevës në Parlamentin  e Serbisë.

U urova shumë suksese në rrugëtimin e tyre dhe i përgëzova për listën unike e rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme.